Hoxhaj: Masakra e Reçakut është dëshmia më e tmerrshme e gjenocidit shtetëror serb

Hoxhaj: Masakra e Reçakut është dëshmia më e tmerrshme e gjenocidit shtetëror serb

Kandidati i PDK-së për deputet, Enver Hoxhaj, ka përkujtuar masakrën e Reçakut, ku ka bërë edhe homazhe mëngjesin e sotëm.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës ka vlerësuar se kjo masakër është dëshmia më e tmerrshme e gjenocidit shtetëror serb dhe krimit kundër njerëzimit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hoxhaj ka shkruar se 15 janari i kujton të gjithë ata që dhanë më të shtrenjtën e tyre për lirinë e vendit.

“Masakra e Reçakut është dëshmia më e tmerrshme e gjenocidit shtetëror serb dhe krimit kundër njerëzimit. Kjo datë na kujton të gjithë ata që dhanë më të shtrenjtën e tyre për lirinë e vendit. Është detyra jonë të vazhdojmë sakrificën dhe të ndërtojmë një Kosovë të drejtë. Lavdi përjetë!”, ka shkruar Hoxhaj.

https://www.facebook.com/share/p/17weMyVj7P/