Hoxhaj: Disfata e politikës së jashtme të Kosovës është e matshme. Ja pse
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka dhënë kritika për qeverinë Kurti në raport me politikën e jashtme.
Ai ka thënë se disfata e politikës së jashtme të Kosovës është e matshme.
“Çfarëdo që nuk arrihet gjatë tronditjes nga disfata, është gjithnjë e më e vështirë të arrihet më vonë! Disfata e politikës së jashtme të Kosovës është e matshme sepse për katër vite të një mandati të plotë nuk ka siguruar asnjë njohje dhe asnjë anëtarësim të vetëm! Sot po e shoh ministrin e jashtëm serb në vizitë në Tonga, shtet që e ka njohur Kosovën gjatë mandatit tim, por, çka më brengos është që ai gjatë tërë verës e deri më sot, ka vizituar shumë shtete që e kanë njohur Kosovën nga Azia, Afrika dhe Amerika Latine dhe fatkeqsisht, do shihen efektet e vizitës së tij! Opinioni publik nuk e di se ku është dhe çfarë bënë Ministrja e Jashtme e Kosovës?”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.