Hoxha pas konferencës për Banjskën në Boston, vazhdon vizitën zyrtare në Nju Jork

Hoxha pas konferencës për Banjskën në Boston, vazhdon vizitën zyrtare në Nju Jork

Drejtori i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë, po vazhdon vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas pjesëmarrjes në konferencën e shefave të policisë dhe prezantimit të rastit të Banjskës në këtë konferencë, ai ka takuar përfaqësues të shoqatës Illyrian NYPD – zyrtarë policorë të Nju Jork Police Department si dhe ka vizituar Akademinë Policore të NYPD, në Nju Jork.

Gjatë takimeve me detektiv Jacqueline Marku-presidente, detektiv Joey Hoti-rreshter, toger Kreshnik Bakraqi dhe detektiv Enver Gashi, u diskutuan çështje të fushave të ndryshme të sigurisë me të cilat sot ballafaqohen organizatat policore në botë.

Gjatë vizitës në Akademinë e NYPD, Hoxha pati rastin të flasë për Policinë e Kosovës si dhe u takua me kadetë policorë me origjinë nga Kosova.