Hovenier: Jemi të pakënaqur me cilësinë e partneritetit tonë me Kurtin

Hovenier: Jemi të pakënaqur me cilësinë e partneritetit tonë me Kurtin

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se Shtetet e Bashkuara janë të pakënaqura me cilësinë e partneritetit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Uljen e cilësisë së partneritetit me kryeministrin Kurti, ambasadori Hovenier e lidh edhe me Rregulloren e BQK-së që e përcakton euron si valutën e vetme për kryerjen e pagesave me para të gatshme.

“Nuk besoj se partneriteti ka të bëjë me binarët, unë e shoh më të nuancuar se kaq. Mund të kemi partneritet të mirë dhe të fortë, më pak të fortë ose të pamjaftueshëm. Por nuk mendoj se është aq e thjeshtë sa të përgjigjem me po ose jo, me gjithë respektin për pyetjen tuaj. Të jem i sinqertë, nuk mendoj se qeveria ime mund të dërgojë sinjale më të qarta sesa ato që i kemi dërguar deri më tani, për atë se jemi të pakënaqur me cilësinë e partneritetit tonë me Kurtin. Ne nuk besojmë se qeveria aktuale ka qenë mjaft e vëmendshme ndaj shqetësimeve që kemi ngritur vazhdimisht në lidhje me planet dhe zbatimin ose zbatimin e mëvonshëm të Rregullores së Bankës Qendrore”, tha ai, përcjell portali RTV21.tv