Hoti: Investimet kapitale të kësaj qeverie janë përgjysmë më të ulëta se në qeveritë paraprake

Hoti: Investimet kapitale të kësaj qeverie janë përgjysmë më të ulëta se në qeveritë paraprake

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se ekonomisë së Kosovës i mungojnë qindra miliona euro për shkak të mosrealizimit të investimeve kapitale të planifikuara.

“Rrugët rajonale, të nisura në qeveritë paraprake, kanë mbetur në gjysmë në gjithë Kosovë. Projektet e reja të premtuara as që kanë nisur, si Aeroporti i Gjakovës, rruga për Tetovë, rruga për Plavë, hekurudha për Durrës etj”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Ai ka thënë se realizimi i investimeve kapitale të kësaj qeverie është përgjysmë më i ulët se në qeveritë paraprake.

“Ja historiku i realizimit të investimeve kapitale në disa qeveri: Qeveria Mustafa (2015-2017) 19%; Qeveria Haradinaj (2018-2019) 18%; Pandemia covid-19 (2020) 9.7% dhe Qeveria Kurti (2021-2024) 10%”, ka shkruar Hoti.