Holanda në festë, siguron çerekfinalen e Europianit, thyen Rumaninë
Holanda është kualifikuar për në çerekfinalen e Europianit, pas triumfit 0-3 ndaj Rumanisë. “Tulipanët” e nisën ndeshjen në sulm, duke ushtruar presion që në minutat e para.
Ekipi i Koeman gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 20-të, falë Gakpo, i cili shfrytëzoi në maksimum një asist të Simons.
Holandezët patën mundësi që të dyfishojnë shifrat brenda fraksionit, gjithsesi nuk kishin shënjestrën e duhur.
Në pjesën e dytë, goli i Gakpo dërgoi shifrat në 0-2, por gëzimi ishte i përkohshëm pasi goli u anulua për shkak të një pozicioni jashtë loje. Gjithsesi, dopieta e Malen vendosi një herë e mirë fatin e takimit. Holanda sfidon fituesin e çiftit Austri-Holandë.