
Historike: Drita e Shkëndija arrijnë fazën e eliminimit në Conference League
Dy skuadrat shqiptare që po marrin pjesë në fazën e ligës së Conference Leagues, Drita dhe Shkëndija e Tetovës, kanë arritur të mbesin në mesin e 24 ekipeve që vazhdojnë garat në këtë turne.
Ndonëse të dyja sonte pësuan humbje, ato u renditën në pozitat 20 respektivisht 22, duke vazhduar në playoff të Ligës së Konferencës.
Drita u mposht 3-0 nga Rayo Vallecano ndërsa Shkëndija humbi 1-0 nga skuadra qipriote, AEK Larnaca.
Skuadrat që kanë arritur të mbesin në 24-shen e kësaj faze, do t’i kenë edhe nga dy ndeshje për të arritur fazën tjetër.
Kurse tetë skuadrat më të mira të kësaj faze kalojnë në rundin tjetër pa ballafaqime tjera.
Ekipet shqiptare do t’i luajnë ndeshjet e radhës në shkurt të vitit të ardhshëm. /Klankosova.tv
