Hiqet bllokada në Jarinje, qarkullimi vazhdon pa probleme
Në pikën kufitare në Jarinje është hequr bllokada për qytetarët me dokumente të Kosovës, dhe tani qarkullimi vijon pa probleme.
Kështu tha zëvendësdrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Në Jarinje po qarkullojnë veturat, për momentin nuk ka asnjë problem”, tha Elshani për Klankosova.tv.
Ndërkaq, pikat kufitare në Merdarë dhe Bërnjak, vazhdojnë të jenë të mbyllura.