HomeAktualeHedhja e vezëve ndaj Kurtit, lajm edhe në mediat botërore

Hedhja e vezëve ndaj Kurtit, lajm edhe në mediat botërore

spot_img

Incidenti i së shtunës në Kuvendin e Kosovës, ku deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave të njohura ndërkombëtare.

Pamjet nga seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës janë publikuar nga disa prej mediave dhe agjencive më të mëdha të lajmeve në botë, duke e bërë incidentin një nga momentet më të komentuar të zhvillimeve të fundit politike në Kosovë.

Agjencia “Associated Press” publikoi videon me titull “Ligjvënësja opozitare hedh vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, në seancën parlamentare”.

Agjencia “Reuters” u ofroi mediave fotografi dhe video, ndërsa “The Guardian” publikoi videon duke e titulluar “Ligjvënësja kosovare i hedh vezë kryeministrit”.

Këtë incident në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës e publikuan edhe portali i BBC-së dhe “Skynews”.

Ndërkaq, hedhja e vezëve ndodhi në një moment tensioni gjatë seancës, pasi kryeministri në detyrë dhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kërkoi më shumë kohë për arritjen e një marrëveshjeje politike, duke argumentuar se dialogu mes partive mund të shmangë zgjedhjet e reja.

Pas incidentit, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi ndërhyrjen e sigurimit, ndërsa zhvillimet në Kuvend u shoqëruan me përplasje dhe akuza mes pozitës dhe opozitës. /Telegrafi/

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...