Haziri: T’i gëzohemi rolit kritik të Ramës në dialog, problematike që s’pati takim Kurti-Macron
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se sulmi i Iranit ndaj Izraelit përbën një situatë të re dhe gjendje lufte.
Ai është shprehur se formati i dialogut në Ballkanin Perëndimor, ku prioriteti i parë është Kosova dhe Serbia, sipas tij, nuk është vetëm nën kujdesin e treshes së BE-së Scholz-Macron-Meloni, por edhe kryeministri Rama nga regjioni ynë ka marr rol kritik.
“Sulmi i Iranit ndaj Izraelit përbën një situatë të re dhe gjendje lufte. Marrëdhëniet Kine e Korea e Veriut po avancohen. Po ndërtohet boshti i të keqes. Lufta në Ukrainë me krejt tragjedinë e saj po vazhdon. Duhet të dënohet por të shihet sa keq po ndikon në Ballkan dhe për ne”.
“Tashmë formati i dialogut në Ballkanin Perëndimor, ku prioriteti i parë është Kosova dhe Serbia, nuk është vetëm nën kujdesin e treshes së BE-së Scholc-Macron-Meloni, por edhe kryeministri Rama nga regjioni ynë ka marr rol kritik. Kjo ka rëndësi të madhe dhe duhet t’i gëzohemi”, shkroi ai.
Haziri tha se problemi mbetet që takimi i presidentit Macron me homologun serb ka ndodhur dhe siç tha ai, për herë të parë nuk kemi takim të kryeministrit Kurti në këtë format.
“Roli i SHBA-së dhe aleateve është demostruar me forcë para 25 vitesh. Luftën e kemi fituar por sot paqen e kemi rrezikuar vetë ne”.
“Ata që kanë harruar këtë, le ta shohin një pjesë të saj sot se çka do të thotë miqësi e përhershme me SHBA-të, të cilët e mbrojnë aleatin në çdo kohë dhe me krejt kapacatetet. Koha me pa drejt e krejt çka po ndodhë me Republikën tonë”, shkroi tutje Haziri në Facebook.