Haziri për koalicionin me LVV: Tash e dy javë është konfirmuar që “Jo”

Haziri për koalicionin me LVV: Tash e dy javë është konfirmuar që “Jo”

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në “DPT te Fidani” ka folur për një koalicion të mundshëm mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai tha se nëse LDK-së i ofrohet të udhëheq qeverinë, kanë mundësi të ndërtojnë partneritet me të gjithë në Kosovë.

Por shtoi se nuk ka koalicion me VV dhe se 20 ulëset do t’i përkthejnë në punë.

“Na jemi kah pjesa e fundit e takimit dhe ftesave, Kurti ka takuar të gjitha partitë. Për 72 orë nga takimi me deputetë me grupe parlamentare tek liderët është ndryshim radikal. LDK-ja në asnjë formë nuk ka pasur takime me Vetëvendosjen. Tash e dy javë është konfirmuar qëndrimi i kryesisë së LDK-së, qëndrim që është marrë para dhe gjatë zgjedhjeve. Ne kemi thënë para dy javësh “JO” për koalicion me LVV”, tha Haziri, transmeton Klankosova.tv

Ndërkaq, për letrën e Kurtit ai tha se ka qenë veprim i menduar.

“Kurti nuk është prej atyre politikanëve veç për të bë, veprimin e ka të mendum, akti ka ndodhë si i tillë, dhe duhet me vlerësu politikisht”, tha Haziri.