
Haziri për deklaratat e Hotit: Vlerësim i tij por s’ka qenë koha, as momenti i duhur
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Hazri ka folur në lidhje me deklaratën e fundit të Avdullah Hotit se ‘LDK-së i duhet një lidership i ri’.
Duke komentuar situatën e brendshme të partisë, Haziri tha se LDK është e angazhuar në demokratizimin e debatit të brendshëm dhe përmirësimin e demokracisë së brendshme.
“Pa LDK as nuk bëhen proceset, as nuk mbyllen proceset e mëdha politike. Edhe te çështja demokratizimit të debatit të brendshëm dhe demokracisë së brendshme, LDK prin. Tashmë është traditë edhe në vlerën tonë që proceset zgjedhore nuk e marrin vëmendjen krejt të LDK-së, te rezultati zgjedhor, tek pritjet që partia e parë apo tek skenaret tjera se kush po e bënë qeverinë dhe institucionet, ne merremi edhe me vetveten. Në këtë rast unë besoj që nuk ka qenë as koha e duhur, as momenti e as rrethanat……zoti Hoti ka dal me një qëndrim publik, sepse LDK e ka shtjerr fazën e parë dmth analizat e para të debatit, një takim të kryesisë ashtu sic është kërku edhe nga udhëheqësi i LDK dhe nga kryesia”, tha Haziri për GazetaBlic.