Haziri paralajmëron “masa kolektive” nga BE, nëse Kosova nuk i përmbush obligimet në dialog
Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, ka bërë një paralajmërim serioz lidhur me obligimet e Kosovës në marrëveshjet me Serbinë.
Në TV Dukagjini, ai ka theksuar se nëse Kosova nuk arrin të përmbushë obligimet e veta, pakoja e dytë e sanksioneve do të hyjë në fuqi dhe do të jetë një “masë kolektive”, duke ndikuar në ngrirjen e fondeve të BE-së dhe institucioneve tjera financiare.
Haziri ka shtuar se shkuarja në zgjedhje të parakohshme nuk do të jetë amnisti nga sanksionet për Qeverinë.
“Nëse Kosova nuk arrin me i përmbush obligimet e veta, pakoja e dytë e sanksioneve hynë në fuqi dhe do të jetë masa kolektive. Do të ketë dënim kolektiv. S’po flasim për eksponentët e qeverisë që natyrisht – nuk do të hyjnë në masa kufizime që po quhen tani – por do të kualifikohen ne sanksione dhe pakoja e dytë do të jetë më dënim kolektiv”.
I prerë në paralajmërimet e tij, është shprehur i dyti i LDK-së, Lutfi Haziri sa i përket zbatimit të marrëveshjeve me Serbinë, duke përfshirë këtu edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe për të cilin veç se është një draft statut evropian.
Sipas Hazirit, as shkuarja në zgjedhje të parakohshme nuk do jetë amnisti nga sanksionet për Qeverinë, nëse nuk i përmbush obligimet.
“Sikurse Vuçiq që nuk pat amnisti në Beograd lidhur me zgjedhjet e 17 dhjetorit. Dhe veprimet që i ka premtu në lidhje me energjinë me targat dhe veprimet e tjera që janë simbolike, përkundër që janë shumë vonë për mbi 10 vjet vonesë ka filluar të i implmentojnë.
Krejt ko është në kuadër të strategjie që vendet i kanë në raportet me këtë proces dhe do të duhet me pas strategjinë tonë. Duhet me ditë me reagu, do të duhet më ditë si me i krye obligimet dhe me e mbajt fjalën. Dhe mos me leju me u dëmtu RKS-ja, se draft dokumenti së paku është një proces që Kosovën e çon në ndarje të brendshme, pa dashtë me kualifiku me terminologji më të madhe, sepse Kurti për 12 vjet e ka mbjellë farën e frikës, duke quajtur Republika Srpska, duke e quajtur hegjemonizmi serb dhe ekspansionizmi serbomadh. Tani ka filluar me fol për hegjemonizmin serbo-malazezo-maqdono mëdhenj dhe terminologji që Kosovës i sjellë frikë, por në kudër të gjuhës populiste që ia aplikon”, ka thënë Haziri në “FIVE” të Dukagjinit.