Haziri: Ka nisur numërimi prapa për Qeverinë Kurti
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, e ka quajtur “të degraduar” qeverinë që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.
Haziri përmes një postimi, është shprehur se kjo qeveri ka ardhur në pushtet me metoda të dhunshme, për rë degraduar çdo pore të jetës.
“Sot në institucionet e Republikës valon akoma ‘flamuri lara-lara’, e harruan bashkimin kombëtar, madje i degraduan raportet me Shqipërinë deri në atë shkallë sa të mos ketë as komunikim ndërnjerëzor, përderisa, si asnjëherë më parë, i përçanë shqiptarët e Kosovës Lindore dhe ata të Maqedonisë së Veriut” ka shkruar Haziri në Facebook.
Postimi i Hazirit:
Fillon numërimi prapa i kësaj qeverie që pësoi fiasko në çdo aspekt
Erdhën në pushtet me metoda të dhunshme, me linçime të kundërshtarëve politikë, me kauza të rrejshme, me populizëm par excellance dhe e polarizuan skenën politike deri në atë shkallë sa e sollën Kosovën afër vëllavrasjes.
E, çka bënë?!
Degraduan çdo pore të jetës, dështuan në çdo premtim në mënyrë frapante dhe prapë vazhduan me mashtrime.
Sot në institucionet e Republikës valon akoma ‘flamuri lara-lara’, e harruan bashkimin kombëtar, madje i degraduan raportet me Shqipërinë deri në atë shkallë sa të mos ketë as komunikim ndërnjerëzor, përderisa, si asnjëherë më parë, i përçanë shqiptarët e Kosovës Lindore dhe ata të Maqedonisë së Veriut.
Nuk duhet ta harrojmë assesi edhe mashtrimin e tij më të madh se ‘nuk do ta vazhdojë dialogun me Serbinë’, ndërkohë që buzëqeshi disa herë në takimet me Vuçiqin, prej të cilave u prodhua një autonomi për serbët dhe Kosovën e futi në marrëveshje ligjërisht obligative.
Ajo që është më e tmerrshmja, Kosovës dhe komunave ku udhëheqin, i sollën depresion të thellë politik e ekonomik, dhe shkaktuan dëshpërim në emër të shpresës që e mbollën tek qytetarët.
Anamoravën e përjashtuat nga çdo kujdes dhe ia ndaluat projektet ktyesore që me mund të madh ia kishim siguruar.
Deri më 9 shkurt për nivel qendror dhe deri në tetor të vitit 2025 do t’u numërohen ditët prapa, por edhe dështimet një nga një
Sot Dega e LDK-së në Gjilan, pas dekretimit të zgjedhjeve, u takua dhe riaktivizoi mekanizmat partiakë, Kryesitë e forumeve, Nëndegët, komisonet profesionale, komisonerët e vëzhguesit për agjendën e re të punës.
Në fokus nga ne do të jetë qyetari i komunës sonë dhe i Anamoravës.
Rikthimi i madh do të ndodhë dhe LDK mbetet parti e besës dhe e shpresës.
LDK ka nominuar katër nga gjashtë autoritetet politike për zgjedhjet parlamentare. Shumë shpejt do të përmbyllet procesi dhe deputetët e LDK-së do të jenë ushtarët e lirisë, demokracisë dhe pavarësisë së vendit.
#LDKGjilan #LDKAnamorave #ldkkosova🇽🇰