Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar fshatin Kalludër të Zubin Potokut, ku po zhvillohen punime në kërkim të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Haxhiu ka thënë se ka parë nga afër punën e ekipeve në terren, ndërsa ka falënderuar ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore, Komisionin Qeveritar për Personat e Zhdukur, Policinë e Kosovës, prokurorët dhe hetuesit për angazhimin e tyre.
Ajo ka vlerësuar se puna e institucioneve po zhvillohet me kujdes dhe profesionalizëm, pavarësisht vështirësive të terrenit, me qëllim zbardhjen e së vërtetës për fatin e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës.

