HomeAktualeHaxhiu takohet me drejtoreshën e NDI-së, diskutojnë për agjendën legjislative dhe barazinë...

Haxhiu takohet me drejtoreshën e NDI-së, diskutojnë për agjendën legjislative dhe barazinë gjinore

spot_img

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, është takuar me drejtoreshën e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), Nancy Soderberg, me të cilën ka diskutuar për prioritetet e agjendës legjislative dhe mbështetjen për Institutin Parlamentar.

Përmes një postimi, Haxhiu ka bërë të ditur se në takim është diskutuar edhe për avancimin e një agjende ligjvënëse që merr parasysh në mënyrë të barabartë nevojat dhe përvojat e grave dhe burrave.

Ajo ka theksuar rëndësinë e forcimit të kapaciteteve profesionale të Kuvendit dhe përfshirjes së barazisë gjinore në procesin e hartimit dhe shqyrtimit të ligjeve.

“Besoj se ligjet e mira fillojnë nga njohja e mirë e nevojave të qytetarëve. Prandaj, është e rëndësishme që Kuvendi të ketë kapacitete të fuqishme profesionale dhe që barazia gjinore të jetë pjesë e vetë procesit të hartimit dhe shqyrtimit të ligjeve”, ka shkruar Haxhiu.

Kryetarja e Kuvendit e ka falënderuar Soderbergun për përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që NDI i ka ofruar Kuvendit ndër vite, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit.

Sipas Haxhiut, institucionet forcohen përmes shkëmbimit të dijes, përvojës dhe partneriteteve të qëndrueshme.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...