Haxhiu sheh nga afër punimet e renovimit të objektit të IML-së

Haxhiu sheh nga afër punimet e renovimit të objektit të IML-së

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu të martën ka parë punimet e renovimit të objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML).

Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social në “Facebook” ka shkruar se për herë të parë që nga viti 2005 po bëhen renovimet në objektin e IML-së, në vlerë prej rreth 1 milion euro.

“Sot nga afër përcollëm punimet e renovimit të objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore. Për herë të parë që nga viti 2005 po bëhen renovimet në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore, në vlerë prej rreth 1 milion euro. Shpreh mirënjohjen time për secilin që ka kontribuar në jetësimin e këtij projekti madhor dhe aq të rëndësishëm. Renovimi po realizohet në përputhje të plotë me standardet më të larta profesionale dhe teknike, me qëllim të krijimit të kushteve moderne për punë, si dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore në fushën e mjekësisë ligjore”, ka njoftuar Haxhiu.