HomeAktualeHaxhiu reagon për tragjedinë në Shëngjin: Jemi në kontakt me autoritetet e...

Haxhiu reagon për tragjedinë në Shëngjin: Jemi në kontakt me autoritetet e Shqipërisë

spot_img

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka shprehur dhimbjen e saj pas ngjarjes tragjike që ndodhi në bregdetin e Shëngjinit, ku dy të rinj nga Kosova humbën jetën, ndërsa tre të tjerë mbetën të lënduar.

Përmes një reagimi publik, Haxhiu tha se lajmi për humbjen e dy shtetasve të Kosovës është pritur me pikëllim të thellë, duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe të afërmve të tyre.

Ajo bëri të ditur se institucionet e Kosovës janë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare dhe po ofrojnë mbështetjen e nevojshme për menaxhimin e situatës.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ngjarjen tragjike të ndodhur sot në bregdetin shqiptar, ku dy të rinj, shtetas të Republikës sonë, humbën jetën. Institucionet tona janë në kontakt të vazhdueshëm dhe të ngushtë me autoritetet e Republikës së Shqipërisë, duke ofruar mbështetjen e nevojshme”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo gjithashtu u ka uruar shërim të shpejtë tre të rinjve të lënduar, të cilët po marrin trajtim mjekësor.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Shëngjin, ku pesë të rinj nga Kosova kishin hyrë në det për t’u larë, por u përballën me dallgë të fuqishme të shkaktuara nga erërat e forta.
Si pasojë, dy prej tyre humbën jetën, ndërsa tre të tjerët u shpëtuan dhe po trajtohen në spital.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...