HomeAktualeHaxhiu pret delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në fokus rruga euroatlantike...

Haxhiu pret delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në fokus rruga euroatlantike e Kosovës

spot_img

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, të udhëhequr nga nënkryetari i Asamblesë, Alberto Losacco, dhe kryetari i Komisionit Politik, Sverre Myrli.

Në takim morën pjesë edhe nënkryetari i Kuvendit, Ardian Gola, si dhe deputetet Shqipe Mehmeti-Selimi dhe Besa Kabashi-Ramaj, anëtare të Delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit parlamentar dhe avancimin e rrugës euroatlantike të Kosovës, si dhe për zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë, në rajon dhe në Evropë.

Kryetarja Haxhiu theksoi se për qytetarët e Kosovës, NATO-ja lidhet pazgjidhshmërisht me vitin 1999, kur ndërhyrja e Aleancës ishte vendimtare për t’i dhënë fund luftës, masakrave dhe spastrimit etnik të kryer nga regjimi i Serbisë.

Ajo shprehu mirënjohjen e palëkundur të Kosovës për ndërhyrjen dhe mbështetjen e NATO-s, duke theksuar se sot Kosova synon të dëshmojë gatishmërinë për të marrë më shumë përgjegjësi për paqen dhe sigurinë e përbashkët.

Bashkëbiseduesit trajtuan gjithashtu situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë, përfshirë sulmin terrorist në Banjskë dhe rëndësinë që përgjegjësit të dalin para drejtësisë, si dhe zhvillimet e sigurisë në Evropë, me theks të veçantë te agresioni rus kundër Ukrainës.

Kryetarja Haxhiu rikonfirmoi mbështetjen e Kosovës për popullin ukrainas në luftën e tij për liri.

Në takim u diskutua edhe për sfidat që paraqesin dezinformimi dhe kërcënimet hibride, si dhe për nevojën e bashkëpunimit për mbrojtjen e institucioneve demokratike, besimit të qytetarëve dhe stabilitetit rajonal.
Kuvendi i Kosovës ka statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s që nga viti 2024.

Palët diskutuan për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit parlamentar përmes kontakteve të rregullta ndërmjet komisioneve, shkëmbimit të përvojave dhe forcimit të mbikëqyrjes parlamentare në sektorin e mbrojtjes, si dhe për sigurinë e infrastrukturës kritike.

Kryetarja Haxhiu theksoi përkushtimin e Kosovës për të avancuar drejt Partneritetit për Paqe dhe anëtarësimit në NATO, duke vënë në pah rëndësinë e reformave të brendshme dhe mbështetjes së vendeve aleate në këtë proces.

Në përfundim, ajo falënderoi delegacionin për vizitën dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit parlamentar.

Lajmet e Fundit

Vendoset gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale në Bare

Në fshatin Bare është vendosur gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale, duke përmbyllur...

Për çështje familjare, Jakup Krasniqi vjen në Kosovë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Kosova si fuqi globale e xhudos!

Në kuadër të International Strategy Forum Kosova 2026, u zhvillua paneli “Kosova as a...

Albert Krasniqi për Gjykatën Speciale: Është pikërisht ajo që tha Thaçi, politikë

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”, ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke thënë se është organizatë...

Më të lexuarat

Kosova dhe ripërballja me krizën energjetike

Shkruan: Ethem Çeku Ripërsëritja e krizave energjetike në Kosovë pasqyron dobësi strukturore dhe gabime të...

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...