HomeAktualeHaxhiu përkujton rënien e heroit Ilir Konushevci dhe doktorit Hazir Malaj

Haxhiu përkujton rënien e heroit Ilir Konushevci dhe doktorit Hazir Malaj

spot_img

U.d presidentja Albulena Haxhiu ka kujtuar 28-vjetorin e vrasjes së Heroit të Kosovës, Ilir Konushevci dhe doktorit Hazir Malaj.

“Që në fillim të viteve ’90, Iliri iu bashkua përpjekjes për lirinë e Kosovës, në kohën kur vendi ishte nën dhunën dhe shtypjen e regjimit serb. Nga grupet e para të rezistencës, te lidhja me njerëzit e orëve të para të luftës, ai e zgjodhi herët rrugën e çlirimit”.

“Kur UÇK-ja po rritej, Ilirit iu besua një nga detyrat më të vështira dhe më jetike, ajo e furnizimit me armë e municion. Rrugën Shqipëri, Kosovë e bëri dhjetëra herë, me vetëdijen se çdo dërgesë mund të vendoste fatin e një beteje”, ka shkruar Haxhiu në ‘Facebook’.

Ajo ka thënë se më 9 maj 1998, Ilir Konushevci u vra bashkë me Hazir Malaj, në rrugën e një tjetër dërgese për UÇK-në.

“Rrethanat e vrasjes së tyre duhet të zbardhen deri në fund. Drejtësia ia ka borxh këtë familjeve të tyre, bashkëluftëtarëve dhe Kosovës. I përjetshëm kujtimi për Ilir Konushevcin dhe Hazir Malaj”, ka shkruar Haxhiu.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...