HomeAktualeHaxhiu përkujton Nënë Terezën: Madhështinë nuk e kërkoi në fjalë, por në...

Haxhiu përkujton Nënë Terezën: Madhështinë nuk e kërkoi në fjalë, por në shërbimin ndaj tjetrit

spot_img
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar sot Nënë Terezën, me rastin e 5 Shtatorit, Ditës së Nënë Terezës

“Sot, në Ditën e Nënë Terezës, nderojmë jetën dhe veprën e një gruaje shqiptare që u bë ndërgjegje e njerëzimit”, ka thënë Haxhiu.

 Ajo ka theksuar se Nënë Tereza e kaloi jetën pranë atyre që vuanin, pranë të varfërve, të sëmurëve, të vetmuarve dhe të braktisurve.

“Madhështinë nuk e kërkoi në fjalë, por në shërbimin ndaj tjetrit, në përkushtim dhe në respektin e pakushtëzuar për jetën dhe dinjitetin e çdo njeriu”, tha ajo.

Duke folur për trashëgiminë e saj ajo ka thënë se prejardhja shqiptare e Nënë Terezës është burim krenarie, ndërsa vepra e saj i përket mbarë njerëzimit.
 “Ajo la pas një shembull që nuk e humb fuqinë me kalimin e kohës dhe një porosi që mbetet po aq e rëndësishme për çdo brez: të mos kalojmë pa u ndalur pranë njeriut që vuan”, ka theksuar Haxhiu.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...