
Haxhiu: Opozita të reflektojë për votimin e Rashiqit të enjten
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjen e nënkryetarëve nga komunitetet joshumicë.
Haxhiu la fajtor opozitën se nuk patën guximin të votojnë Nenad Rashiqin, nënkryetar të Kuvendit.
“Sot kishte mundësi që dita të përmbyllej me dy lajme të mira: konstituimi i Kuvendit dhe largimi i përfaqësuesit të Listës Serbe nga Kryesia e Kuvendit. Por fatkeqësisht, opozita nuk pati as vullnetin dhe as guximin e nevojshëm,” tha Haxhiu.
“Shpresoj që deri të enjten të ketë reflektim opozitar,” tha Haxhiu.
Postimi i Haxhiut:
Sot kishte mundësi që dita të përmbyllej me dy lajme të mira. Konstituimi i Kuvendit dhe largimi i përfaqësuesit të Listës Serbe nga Kryesia e Kuvendit. Por fatkeqësisht, opozita nuk pati as vullnetin dhe as guximin e nevojshëm.
Për vetëm gjashtë vota më shumë, z. Nenad Rashiq do të ishte zgjedhur nënkryetar i Kuvendit. Shpresoj që deri të enjten të ketë reflektim opozitar.
Duke e ditur që kryeterroristi Milan Radoiçiq është kryetar formal i Listës serbe, le të përbashkohemi për Kosovën dhe sidomos për nder të heronjve tanë, si Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku.
