HomeAktualeHaxhiu nderon në trevjetorin e rënies heroin Afrim Bunjaku

Haxhiu nderon në trevjetorin e rënies heroin Afrim Bunjaku

spot_img

Ushtruesja e detyrës dhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, së bashku me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha, ka vizituar në Samadrexhë familjen Bunjaku dhe kanë bërë homazhe te varri i heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, në trevjetorin e rënies së tij.

Haxhiu ka thënë se tri vjet më parë, Afrimi u nis në detyrë dhe nuk u kthye më në shtëpi.

“Në Banjskë, ai ra duke mbrojtur sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Republikës së Kosovës nga sulmi terrorist i 24 shtatorit. Për Kosovën, Afrim Bunjaku është hero. Për familjen e tij është Afrimi që mungon çdo ditë. Bashkëshorti, babai, vëllai që për 22 vjet kishte veshur uniformën e Policisë së Kosovës dhe i kishte shërbyer vendit të vet. Familjes Bunjaku i shpreha edhe një herë respektin dhe mirënjohjen time të thellë. Afrimi ra në krye të detyrës, por atë mëngjes ai dhe kolegët e tij e mbrojtën Republikën. Për këtë, Kosova do t’i jetë përherë mirënjohëse. Lavdi heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku!”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.

Lajmet e Fundit

Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të premten se do të ketë “lajme të...

Dy të vrarë dhe një i plagosur në Gjilan, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Një burrë dyshohet se i ka vrarë dy persona dhe e ka plagosur një...

Agim Ademi pret Shqiptar Gubetinin, vlerëson kontributin e mërgatës në futbollin shqiptar

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur në takim...

FFK fillon ndarjen e çmimit “Futbollistja e Muajit” në Siguria Superligë, Alba Shabani shpallet më e mira e shtatorit

Federata e Futbollit e Kosovës ka nisur një iniciativë të re me synim promovimin,...

Më të lexuarat

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...

Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës

Valon Murati Se qasja e Dhomave të Specializuara ka qenë së paku thënë e çuditshme...

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...