Haxhiu, fëmijëve e mësuesve: Le të jetë ky vit i mbushur me arritje, ngritje e frymëzim
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u ka uruar vit të mbarë fëmijëve dhe mësuesve që sot nisin vitin e ri shkollor.
Ajo thotë se në rrugëtimin e fëmijëve, roli i prindërit në këtë proces mbetet i pa zëvendësueshëm, në mënyrë që fëmijët të kenë një vit pa dyshim të suksesshëm.
“Sot hapet një kapitull i ri plot me mundësi për të mësuar dhe për të arritur ëndrrat të gjithë fëmijët tanë. Viti i ri shkollor sjell përherë entuziazëm për nxënësit, prindërit dhe familjet, sepse rifillon një proces i edukimit, arsimimit, dhe zhvillimit më të madh të aftësive të më të dashurve tanë. Sot, uroj të gjithë nxënësit dhe në mënyrë të posaçme mësuesit e nderuar, që janë forca që udhëheq brezat e rinj drejt suksesit. Në rrugëtimin e fëmijëve, roli i prindërit në këtë proces mbetet i pa zëvendësueshëm, në mënyrë që fëmijët të kenë një vit pa dyshim të suksesshëm. Le të jetë ky vit i mbushur me arritje, ngritje dhe frymëzim për të gjithë”, ka shkruar ministrja në Facebook.