Haxhiu e vlerëson si hap të madh miratimin e Strategjisë për Drejtësi Tranzicionale

Haxhiu e vlerëson si hap të madh miratimin e Strategjisë për Drejtësi Tranzicionale

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të mërkurën organizoi tryezë me donatorë për “Strategjinë për Drejtësi Tranzicionale”, ku u tha se do të ketë një gjithpërfshirje të trajtimit të rasteve për të gjitha krimet e kryera.

Ajo tha se miratimi i kësaj strategjie, ka qenë prioritet për Qeverinë që nga marrja e mandatit.

“Qeveria e ka miratuar strategjinë për drejtësinë tradicionale, që nga marrja e mandatit ballafaqimin më të kaluarën e kemi bërë prioritet”, tha Haxhiu.

Tutje, shtoi se ky dokument ka marrë shumë kohë për t’u realizuar dhe pas 23 viteve Kosova ka miratuar tashmë këtë dokument.

“Pas 23 viteve, Kosova ka krijuar tashmë institutin për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës, stafi tash ka nis të rekrutohet”, ka thënë Haxhiu.

Ajo deklaroi se ka ende mungesë të stafit për të trajtuar krimet e luftë në departamentin e Prokurorisë Themelore.

“Përmes ndryshimeve në kodin e procedurës penale, si shtet kemi qenë të detyruar të mundësojmë gjykimin në mungesë, kemi shtuar kapacitetet për departamentin që merret me krimet e luftës, numri është ende i vogël për të shqyrtuar dokumentet për krime lufte”, tha Haxhiu, raporton EO.