HomeAktualeHaxhiu: Administrata profesionale, shtyllë e Kuvendit të Kosovës

Haxhiu: Administrata profesionale, shtyllë e Kuvendit të Kosovës

spot_img

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shërbyesve Civilë, organizoi një takim me stafin administrativ të institucionit, në shenjë vlerësimi për kontributin e tyre në funksionimin dhe avancimin e punës së Kuvendit.

Gjatë takimit, kryetarja Haxhiu shprehu mirënjohje për përkushtimin, profesionalizmin dhe angazhimin e vazhdueshëm të shërbyesve civilë, të cilët me punën e tyre të përditshme japin një kontribut të rëndësishëm në realizimin e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore të Kuvendit.

“Shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin tim për punën, përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e përditshëm të shërbyesve civilë, të cilët janë garancia për funksionimin efikas të institucionit më të lartë përfaqësues e ligjvënës në vendin tonë”, theksoi Haxhiu.

Haxhiu falënderoi të gjithë punëtorët e administratës së Kuvendit për kontributin e tyre të çmuar në forcimin e institucioneve demokratike dhe në shërbim të interesit publik, duke u uruar suksese të mëtejshme në përmbushjen e detyrave të tyre profesionale.

Lajmet e Fundit

Hamza dhe ambasadori Rudolph flasin për zhvillimet politike dhe stabilitetin institucional

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur të premten në selinë...

Në Selanik u kërkua mbështetje më e madhe për projektet strategjike infrastrukturore të Kosovës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, mori pjesë në Samitin e...

Pse nuk mund të flini pa batanije, edhe kur është vapë?

Nëse jeni një nga ata njerëz që nuk mund të flini pa batanije, as...

Xhaka me shokë nuk tregojnë mëshirë ndaj Bosnjës

Zvicra ka shënuar fitore 4-1 ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës në xhiron e dytë të...

Më të lexuarat

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...

Degjenerimi total i politikës dhe mediave në Kosovë

Shkruan: Shyqyri Haxha Kjo që po ndodh në Kosovë nuk është më thjesht krizë politike,...