Haxhi Shala paraqitet për herë të parë para Speciales
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Haxhi Shala, po paraqitet sot për herën e parë para trupit gjykues në Hagë.
Ai u arrestua të hënën dhe u intervistua në Zyrën e EULEX-it në Prishtinë.
Shala u transferua në Hagë ditën e djeshme, njofton Klankosova.tv.
Gjyqtari i procedurës paraprake Nicolas Guillou. tregoi se për çka ngarkohet ish-eprori i UÇK-së i njohur me nofkën “Topi”.
“Tentativë për pengimin e personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërncënimit të rëndë; Tentativë për pengimin e personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, përmes pjesëmarrjes së një grupi; Frikësim gjatë procedurës penale”, tha Guillou.