Hashim Thaçi viziton varrin e babait

Hashim Thaçi viziton varrin e babait

Gjykata Speciale ia ka lejuar Hashim Thaçit ardhjen në Kosovë, pas vdekjes së babait të tij, Haxhi Thaçit.

Ai ka vizituar në Burojë varrin e babait të tij.

Nga veturat e EULEX-it ai doli me një kurorë në dorë.

Lajmin e bëri të ditur Nasim Haradinaj, duke thënë se e sollën sot, në kohë e pa kohë.

“E sollën sot në kohë të pa kohë, sa për sy e faqe e që nuk e kanë asnjë pikë në vetë vetën e tyre e le më ajo njerëzorja që ju mungon në total”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.