Me propozim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë shpallur “Qytetarë Nderi” të Tiranës.
Vendimi është miratuar unanimisht nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, në nderim të kontributit dhe rolit të tyre në historinë e Kosovës dhe në luftën e UÇK-së.
Vendimi u bë publik sot, duke i dhënë katër ish-drejtuesve të UÇK-së titullin e nderit nga kryeqyteti shqiptar.

