HomeSportHarrojeni Messin dhe Ronaldon – Gjenerata e re po shkëlqen në Botëror

Harrojeni Messin dhe Ronaldon – Gjenerata e re po shkëlqen në Botëror

spot_img

Ndërsa emra si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo vazhdojnë të jenë yje të mëdha në Kupën e Botës 2026, vëmendjen po e marrin edhe futbollistët e rinj, të cilët po tregojnë se e ardhmja e futbollit është në duar të sigurta.

Në këtë edicion të Botërorit janë përfshirë 85 lojtarë të moshës 21 vjeç ose më të rinj dhe shumë prej tyre kanë shfrytëzuar rastin për të lënë gjurmë me paraqitje mbresëlënëse, transmeton Klankosova.tv.

Një prej tyre është sulmuesi i Senegalit, Ibrahim Mbaye, i cili në moshën 18-vjeçare u bë golashënuesi i katërt më i ri në historinë e Kupës së Botës, pasi realizoi ndaj Francës.

Po ashtu, ylli i Spanjës, Lamine Yamal, shënoi gol në fitoren bindëse 4-0 ndaj Arabisë Saudite, duke konfirmuar statusin e tij si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit botëror.

Megjithatë, përveç Yamalit, në këtë Botëror kanë spikatur edhe disa emra më pak të njohur.

Ayyoub Bouaddi (Marok, 18 vjeçar)

Mesfushori i Lille ka qenë një nga zbulimet më të mëdha të turneut. Në debutimin ndaj Brazilit ai regjistroi 66 pasime të sakta, ndërsa edhe kundër Skocisë vazhdoi me paraqitje të shkëlqyera. Ish-sulmuesi anglez Alan Shearer e vlerësoi lart, duke theksuar qetësinë dhe kontrollin e tij në mesfushë, raporton BBC transmeton klankosova.tv.

Yan Diomande (Bregu i Fildishtë, 19 vjeçar)

Anësori i RB Leipzig po tërheq interesimin e klubeve të mëdha si Paris Saint-Germain dhe Liverpool. Ai ka impresionuar me aftësitë në driblim dhe krijimin e rasteve, duke qenë një nga lojtarët kryesorë që ndihmoi Bregun e Fildishtë të kalojë për herë të parë fazën e grupeve në një Kupë Bote.

Johan Manzambi (Zvicër, 20 vjeçar)

Mesfushori ofensiv ka qenë një nga figurat kryesore të Zvicrës. Ai realizoi tre gola në fazën e grupeve dhe hyri në histori si lojtari më i ri që shënon dy gola si zëvendësues në një ndeshje të Kupës së Botës. Deri tani ka kontribuar me tre gola dhe një asist.

Kerim Alajbegovic (Bosnje dhe Hercegovinë, 18 vjeçar)

Talenti i Bosnjës vendosi një rekord të ri, duke u bërë lojtari më i ri që shënon nga jashtë zonës në historinë moderne të Kupës së Botës. Përveç golit spektakolar ndaj Katarit, ai dominoi edhe statistikat e ndeshjes me duele të fituara, driblime dhe raste të krijuara.

Nestory Irankunda (Australi, 20 vjeçar)

Sulmuesi australian shkroi historinë duke u bërë golashënuesi më i ri i Australisë në një Kupë Bote. I lindur në një kamp refugjatësh në Tanzani nga prindër burundianë, ai realizoi gol në debutimin e tij dhe vazhdon të konsiderohet një nga talentet më premtuese të futbollit australian.

Paraqitjet e këtyre futbollistëve kanë treguar se, përveç legjendave që ende dominojnë skenën botërore, Kupa e Botës 2026 po shërben edhe si skena ideale për lindjen e yjeve të rinj, të cilët pritet të jenë protagonistët e futbollit në vitet që vijnë.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...