Harris zgjeron avantazhin përballë Trumpit
Sipas një anketimi të ri të opinionit publik, nënpresidentja demokrate Kamala Harris kryeson me 47% mbështetje përkundër ish-presidentit republikan Donald Trump me 42%, duke zgjeruar kështu më tej avantazhin e saj pas debatit televiziv ku votuesit mendojnë se Harris pati paraqitjen më të mirë.
Anketimi i bërë nga agjencia e lajmeve Reuters dhe firma e anketimeve Ipsos u publikua të enjten.
Anketimi dyditor tregon se Harris është në një avantazh prej 5% ndër votuesit e regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet e këtij viti, duke zgjeruar kështu më tej avantazhin e saj prej 4% përballë Trumpit sipas anketimit të mëparshëm që pati bërë agjencia Reuters dhe firma Ipsos në periudhën 21-28 gusht.
Ndër votuesit që thanë se patën dëgjuar të paktën diçka rreth debatit të së martës, Harris mori 53% mbështetje, ndërsa 24% prej tyre thanë se debatin e kishte fituar Trump.
Rreth 52% e të anketuarve thanë se Trumpi hasi në vështirësi dhe se nuk u shfaq në formën më të mirë, ndërsa 21% prej tyre thanë të njëjtën gjë për Harrisin.