Harris siguron shumicën e mjaftueshme për t’u bërë kandidate zyrtare për presidente
Nënpresidentja Kamala Harris ka siguruar mbështetjen e një numri të mjaftueshëm delegatësh demokratë, për t’u bërë kandidatja e partisë për presidente, njoftoi të premten kryetari i Komitetit Kombëtar Demokrat, Jamie Harrison.
Procesi i votimit në distancë vazhdon deri të hënën, por ekipi elektoral njoftoi se u kalua pragu i nevojshëm për të siguruar shumicën e votave të delegatëve.
Harris pritet tashmë të bëhet kandidatja e parë zyrtare për presidente e një prej partive kryesore, që është me origjinë afrikano-amerikane dhe nga Azia juglindore.