HomeAktualeHaradinaj: Zjarrfikësit janë krenaria e shtetit, meritojnë më shumë mbështetje

Haradinaj: Zjarrfikësit janë krenaria e shtetit, meritojnë më shumë mbështetje

spot_img

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar zjarrfikësit si një nga shtyllat më të rëndësishme të shërbimit publik në vend.

Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, Haradinaj shkroi se pavarësisht kushteve të vështira dhe mungesës së mbështetjes së duhur, sipas tij, në vitet e fundit, zjarrfikësit nuk janë ndalur asnjëherë në kryerjen e detyrës së tyre.

“Krenaria e shtetit tonë janë zjarrfikësit. Në kushte të vështira, të lënë anash dhe pa mbështetjen e duhur nga qeverisja e fundit, ata nuk u ndalën asnjëherë. Me përkushtim dhe guxim, çdo ditë janë në vijën e parë në shërbim të qytetarëve. Sot, më shumë se kurrë, meritojnë respektin, vlerësimin dhe përkrahjen për shërbimin ndaj vendit. Mirënjohje e thellë për secilin prej tyre. 4 maj – Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve”, shkroi Haradinaj në ‘Facebook’.

Lajmet e Fundit

SHSKUK suspendon katër punonjës për parregullsi në menaxhimin e barnave

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), në mbledhjen e...

Peja dhe Indio e Kalifornisë nisin procedurat për binjakëzim

Sot, në zyrën e kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, u zhvillua takimi...

Isni Kilaj niset për në Hagë: Më 17 nëntor pres drejtësi, gjithmonë me Çlirimtarët 

Isni Kilaj ka bërë të ditur se sot është nisur për në Hagë, ku...

Policia godet grupin kriminal të trafikimit me kokainë, sekuestrohen drogë dhe asete mbi 300 mijë euro

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) – Sektori...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...