Haradinaj viziton Legjionin Amerikan
Në kuadër të vizitës në ShBA, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është ftuar për vizitë në Legjionin Amerikan ku u prit nga drejtori ekzekutiv Mario Marquez, drejtori Joseph C. Sharpe Jr., dhe Besa Pinchoti, shefe ekzekutive e familjeve ushtarake.
“U njoftova lidhur me punën që bëjnë për Veteranët, rregulloret e punës, shtrirjen, si dhe kuadrin ligjor që rregullon funksionimin dhe financimin e kësaj organizate të rëndësishme për veteranët dhe familjet e tyre, si dhe për familjet e të rënëve në mbrojtje të demokracisë, vlerave dhe interesave kombëtare të Shteteve të Bashkuara”, ka shkuar Haradinaj në “Facebook”.