HomeAktualeHaradinaj: Vendimi i GjND-së vulosi shtetësinë e Kosovës

Haradinaj: Vendimi i GjND-së vulosi shtetësinë e Kosovës

spot_img

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar 22 korrikun, ditën kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND) konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Haradinaj e cilësoi vendimin e GjND-së si një nga momentet më të rëndësishme në historinë e shtetësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës.

Sipas tij, shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008 u vulos me opinionin këshillëdhënës të GjND-së më 22 korrik 2010, duke konfirmuar shtetësinë dhe të drejtën e Kosovës të fituar me luftën çlirimtare.

Haradinaj theksoi se Kosova duhet të vazhdojë të ndjekë vlerat perëndimore dhe të thellojë partneritetin me miqtë dhe aleatët e saj, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si rruga e vetme për arritjen e objektivave shtetërore.

Në fund të postimit të tij, ai u shpreh me mesazhin: “Zoti e bekoftë Kosovën!”.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...