Haradinaj: Ushtari i Kosovës vazhdon të ketë pagë 400 euro, Kurti mashtroi

Haradinaj: Ushtari i Kosovës vazhdon të ketë pagë 400 euro, Kurti mashtroi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti se është duke punuar që FSK-ja të jetë sa më e fortë.

Haradinaj ka theksuar se gjithmonë është lajm i mirë kur kryeministri i vendit takon krerët e sigurisë, por kur pas katër vitesh qeverisje premtimet parazgjedhore mbesim mashtrime paszgjedhore është e natyrshme që edhe ky takim është veç fillimi i mashtrimit të radhës.

“Ushtari i Kosovës vazhdon të ketë pagë 400 euro, të ketë pajisje personale tepër joadekuate kurse rritjen e premtuar të pagës plotë ushtarë të FSK e arrijnë përmes përmbaruesve. Premtimi i Kurtit se Kosova do të ketë ushtri të detyrueshme doli të jetë vetëm mashtrim ordiner. ‘Fondi i Sigurisë’ më as që përmendet nga ai. Ushtria duhet të trajtohet nga shteti me dinjitet e respekt e jo me mashtrim. Ushtria nuk është dhe s’do të duhej kurrë të ishte kazan i votave të Albin Kurtit”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.