Haradinaj: Të vendosur të mbrojmë të arriturat e Kosovës që po rrezikohen nga qeveria e sotme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka takuar sot kryesitë e degëve të Aleancës nga Gjilani dhe Klina.
Haradinaj pas takimit ka thënë se kanë biseduar për situatën politike dhe aspektet organizative në parti.
Sipas tij, Aleanca është e gatshme për zgjedhje kurdo që mund të ndodhin ato.
“Aleanca është e gatshme për zgjedhje nacionale kurdo që ato mund të ndodhin. Mbetemi të vendosur në mbrojtje të të arriturave që Kosova ka shënuar gjatë rrugëtimit të saj e që sot janë të rrezikuara nga mentaliteti i tanishëm politik që qeverisë me vendin”, ka përfunduar Haradinaj.
Kreu i AAK-së ka thënë se Klina mbetet storie suksesi falë punë së kryetarit Zenun Elezaj.
“Klina mbetet storje suksesi në qeverisje lokale, kjo falë punës së palodhshme të kryetarit Zenun Elezaj dhe kolegëve tjerë nga dega”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka shtuar se Aleanca në Gjilan është më e fuqishme se kurdoherë më parë.
“Aleanca në Gjilan është më e fuqishme se kurdo herë më parë. Kuadro të shumta i janë bashkuar degës në rrugëtimin tonë politik dhe kjo na jep garanci se Aleanca në Gjilan do ta ketë pushtetin pas zgjedhjeve të ardhshme lokale, sikurse do të jetë e fuqishme në zgjedhjet e ardhshme nacionale”, është shprehur Haradinaj.