Haradinaj takon Kasanofin në Amerikë, flasin për zhvillimet politike në Kosovë

Haradinaj takon Kasanofin në Amerikë, flasin për zhvillimet politike në Kosovë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit në Amerikë, është takuar me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Alexander Kasanof.

Në një njoftim në Facebook, Haradinaj bën të ditur se me Kasanofin biseduan për zhvillimet politike në Kosovë.

Më tej, kreu i AAK-së, tha se në takim ka theksuar nevojën për një kontratë afatgjate që për synim ka anëtarësimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO.