
Haradinaj shkon për vizitë në Ankara
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, po qëndron për vizitë në Ankara.
Ai ka njoftuar se u prit nga zv/ministri i Punëve të Jashtme, Mehmet Kemal Bozay, dhe zv/ministri i Mbrojtjes, Musa Heybet.
Gjithashtu ka takuar edhe këshilltarin e lartë të presidentit Erdogan, Sabri Demiri.
“Sot qëndrova për një vizitë në Ankara, ku u prita nga zv. Ministri i Punëve të Jashtme, z. Mehmet Kemal Bozay, dhe zv. Ministri i Mbrojtjes, z. Musa Heybet. Gjithashtu, takova edhe këshilltarin e lartë të Presidentit Erdogan, z. Sabri Demiri. Turqia mbetet e angazhuar për rajonin dhe e përkushtuar për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.