Haradinaj sërish akuza për Kurtin: Me dështime në çdo segment të jetës e të politikës

Haradinaj sërish akuza për Kurtin: Me dështime në çdo segment të jetës e të politikës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk mbahet mend që Kosova ta ketë pasur një vit më të humbur se sa vitin 2023.

“Me dështime në çdo segment të jetës e të politikës”, ka shkruar ai në “Facebook”.

“Regres në pozicionin ndërkombëtar të Kosovës; sanksione e ndëshkime nga aleatët strategjikë; asnjë njohje, asnjë investim i huaj; disfatizëm në raport me Serbinë e rrezikim i pavarësisë së Kosovës; rritje enorme e çmimeve në artikujt elementarë, në energji, në tatime, në artikuj bazë ushqimor; dështim në investime e në zhvillim ekonomik; në arsim e në shëndetësi; me pagat më të ulëta në rajon; me afera të pazbardhura korruptive me rezervat shtetërore e tregtimin e energjisë; me luftë të paskrupullt ndaj gjyqësorit, me largimin masiv të rinisë nga vendi, e shumë të tjera. Natyrisht edhe me pafytyrësinë e qeverisë që të gjitha këto dështime t’i paraqes si suksese”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka theksuar se të gjitha këto dështime nuk mund të kalojnë pa ndëshkim.

“Prandaj sot, më shumë se kurrë kërkohet unitet e mobilizim që të ndalet rënia e shoqërisë dhe e shtetit”, është shprehur lideri i AAK-së.