
Haradinaj qëndron në familjen Rexhepi, mbi të shihet flamuri i UÇK-së
Kandidati për kryeministër i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar në odën e familjes Rexhepi, e njohur gjerësisht në kryeqytet për traditën dhe përkushtimin në fushën e gastronomisë, prej shumë vitesh u kanë shërbyer qytetarëve me shije autentike dhe mikpritje të sinqertë.
“Sonte na pritën dhe na nderuan me mikpritje të veçantë, tryezë të pasur dhe respekt të sinqertë. Faleminderit që na qëndroni krah!”, ka shkruar Haradinaj në rrjetet sociale.
