Haradinaj pret në takim ambasadorin e Britanisë: Miqësia mes vendeve tona është e përjetshme!

Haradinaj pret në takim ambasadorin e Britanisë: Miqësia mes vendeve tona është e përjetshme!

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

Ambasadorin Hargreaves e ka falënderuar për kontributin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar në çlirimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.

“Gjatë takimit zhvilluam diskutim përmbajtësor për aktualitetet politike në vend, si dhe e njoftova për angazhimin e Aleancës në këtë periudhë. Miqësia mes popujve dhe vendeve tona është e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.