Haradinaj përshëndet aksionin e policisë në Gjakovë 

Haradinaj përshëndet aksionin e policisë në Gjakovë 

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se e përshëndet aksionin e policisë së Kosovës në Gjakovë.

“E përshëndesim aksionin e Policisë së Kosovës sot në Gjakovë. Ata që ikën të turpëruar nga këtu në vitin 1999, nuk kanë vend në Kosovë, për asnjë arsye”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai ka theksuar se Policia e Kosovës dhe të gjitha uniformat e shtetit të Kosovës vazhdimisht tregojnë se Kosova nuk është vend pa të Zot.

“Nuk u lëkundën dhe nuk na zhgënjyen asnjëherë. Rritja e pagave, dyfishimi i tyre, nuk është vetëm kërkesë, është detyrim i shtetit ndaj kësaj kategorie esenciale të Republikës së Kosovës”, ka thënë Haradinaj.