Haradinaj për takimin e Kurtit me Shefin e CIA: T’ia lëmë kohës, por askush s’mund ta rrezikojë aleancën e Kosovës me Amerikën
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se vizita e drejtorit të CIA-s William Burns është nder i nder i madh dhe lajm i mirë për sigurinë e Kosovës.
Thotë se institucionet e Kosovës duhet të qëndrojnë të palëkundura për aleancën me Amerikën dhe të mos rrezikohet kjo aleancë.
“Sa i përket Kurtit dhe agjendës së tij, i’a lëmë kohës ta dëshmojë”, ka shkruar Haradinaj.
Ky është postimi i tij i plotë:
Të nderuar qytetarë të Kosovës,
Vizita e drejtorit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës z. Burns në Kosovë, është nder i madh për Kosovën dhe lajm i mirë për sigurinë tonë. Për ne, është jetike integrimi në familjen euroatlantike, dhe aleanca me Amerikën është e përjetshme.
Institucionet e Kosovës duhet të qëndrojnë të palëkundura për aleancën me Amerikën. Takimet e drejtorit z. Burns me udhëheqësit e institucioneve, janë lajm i mirë për Kosovën. Sa i përket Kurtit dhe agjendës së tij, i’a lëmë kohës ta dëshmojë, por askush nuk mund ta rrezikojë aleancën e Kosovës me Amerikën. Ajo është e përjetshme dhe jetike.