Haradinaj para Cramonit kërkon heqjen e sanksioneve nga ana e BE-së
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur të hënën në takim eurodeputeten gjermane, raportuesen për Kosovë, Viola von Cramon, të cilën e ka njoftuar për zhvillimet politike nëpër të cilat po kalon vendi ynë.
“Shpreha vlerësimin tonë pozitiv për liberalizimin e vizave, ndërsa theksova nevojën që anëtarësimi në NATO dhe rrugëtimi i Kosovës drejt anëtarësimit të plotë në BE, është imperativ i kohës.
Theksova se heqja e sanksioneve nga ana e BE-së për Kosovën është e domosdoshme për shkak të ndikimit negativ që kanë ato në jetën e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.