Haradinaj në SHBA: Shteti mbahet me miq
Në ditën e inaugurimit të presidentit Donald Trump, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se pati kënaqësinë ta filloj me takime përmbajtësore me kongresmenët, Gary Palmer (Alabama), Andy Harris (Maryland), Brad Knott (Karolina e Veriut), si dhe me përfaqësues eminentë të Mërgatës Shqiptare në Shtetet e Bashkuara.
“Avansimi i marrëdhënieve të Kosovës me ShBA, koordinimi dhe anëtarësimi në NATO, janë jetike për sigurinë, demokracinë dhe të ardhmen e vendit tonë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.