
Haradinaj në përvjetorin e vëllait Shkëlzenit me bashkëluftëtarë: Armikun e larguam me turp e disfatë
Me rastin e 26-vjetorit të rënies heroike të Shkëlzen Haradinajt, Fatmir Nimanajt, Hasim Halilajt dhe Luan Nimanajt, si dhe 20-vjetorit të rënies së luftëtarit të lirisë Enver Haradinaj, të mërkurën në Gllogjan dhe Maznik janë mbajtur homazhe dhe është zhvilluar ecja tradicionale “Marshi i Lirisë”, për të nderuar jetën dhe veprën e tyre në shërbim të atdheut.
“Ata ishin luftëtarët e orëve të para, krenaria e Kosovës dhe ndër më të mirët që kishte kjo tokë. Në një kohë kur po afrohej dita e lirisë, armiku përpiqej ta tregonte forcën e tij, por beteja e Maznikut u bë kthesë vendimtare, një mesazh i qartë se ne do të qëndrojmë në trojet tona, dhe se armiku do të largohej me turp e disfatë”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.