Haradinaj ndjehet krenar me kryetarët e komunave që udhëhiqen nga Aleanca
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar se është krenar me kryetarët e komunave që udhëhiqen nga AAK-ja.
“Krenar me kryetarët e komunave që udhëhiqen nga Aleanca; Ardian Gjini, Bali Muharremaj, Zenun Elezaj, Smajl Latifi e Bashkim Ramosaj. Secili prej tyre më i mirë se tjetri. Gjatë qeverisjes së tyre, ka ndërruar për të mirë pamja e qyteteve e komunave të tyre. Ata kanë vendosur standardin më të lartë të një qeverisjeje në komunë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.