Haradinaj ndan foto familjare në natyrë në Ditën e Tokës

Haradinaj ndan foto familjare në natyrë në Ditën e Tokës

Me rastin e Ditës së Tokës, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka publikuar një fotografi krah bashkëshortes së tij, Anitës dhe tre fëmijëve të tyre në natyrë.

Ai thotë se përgjegjësia jonë ndaj natyrës nuk fillon e as përfundon me një ditë.

“Ajo duhet të shihet dhe të dëshmohet çdo ditë me ndërgjegjësim dhe veprim, në mbrojtje të bukurive të Atdheut tone”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.