Haradinaj mbledh kryesinë e partisë: Kosova ka nevojë për ndryshim

Haradinaj mbledh kryesinë e partisë: Kosova ka nevojë për ndryshim

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mbajtur takim me kryesinë e partisë.

“Me Kryesinë e Aleancës, konfirmuam gatishmërinë tonë për të udhëhequr ndryshimin për të cilin Kosova ka nevojë. Me një ekip të përkushtuar dhe një plan të qartë veprimi, jemi më të vendosur se kurrë për t’i dhënë vendit tonë drejtimin e duhur drejt zhvillimit dhe prosperitetit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Plani ynë për Kosovën Fituese është konkret dhe i realizueshëm. Përmes anëtarësimit direkt në NATO dhe zhvillimit të hovshëm ekonomik, do të sigurojmë një të ardhme të mirë për çdo qytetar. AAK me partnerët e koalicionit, janë e vetmja forcë politike që ofron zgjidhje reale për sfidat aktuale të vendit”, ka theksuar Haradinaj.

Ai ka falënderuar anëtarët e Kryesisë së AAK-së, për kontributin e tyre të çmuar në hartimin e platformës fituese.

“Së bashku do ta bëjmë realitet vizionin tonë për një Kosovë të fortë, të sigurt dhe ekonomikisht të zhvilluar”, ka shkruar Haradinaj.